Poezia e Migjenit, një poezi novatore, u bë shprehëse e fuqishme e pakënaqësisë ndaj realitetit, e urrejtjes ndaj dhunës dhe shfrytëzimit, ndaj mashtrimit politik, shoqëror dhe hipokrizisë. Duke shpërthyer drejtpërdrejt nga jeta e gjallë ajo pasqyroi botën shqiptare në vitet ’30 me protestat, dhimbjet, ëndrrat dhe shpresat për të ardhmen. Vëllimin e tij “Vargjet e lira”, Migjeni e hapte me vjershën “Parathënia e parathënieve”, ku shpërthen gëzimi i tij se shekulli ka nisur të çlirohet prej skllavërisë shpirtërore. Pas kësaj, vjershat e veta Migjeni i ka ndarë në gjashtë cikle: “Kangët e ringjalljes”, “Kangët e mjerimit”, “Kangët e perëndimit”, “Kangët më vete”, “Kangët e rinisë” dhe “Kangët e fundit”. Në ciklin e parë bëjnë pjesë pesë nga vjershat më të mira të Migjenit. Filli që i bashkon këto vepra është gëzimi për lindjen e “njeriut të ri”.
Related products
Letërsi shqipe
26.22 C $ – 37.26 C $Price range: 26.22 C $ through 37.26 C $
Letërsi shqipe
26.22 C $ – 37.26 C $Price range: 26.22 C $ through 37.26 C $
Letërsi shqipe
17.94 C $
Letërsi shqipe
20.70 C $
Letërsi shqipe
23.46 C $
Letërsi shqipe
13.80 C $
Letërsi shqipe
26.22 C $




Reviews
There are no reviews yet.