Muzika e Usta Laver Bariut nuk njeh fund apo mbyllje.
Ajo vazhdon të jetojë përtej biografisë, përtej kohës historike dhe përtej vetë tingullit të regjistruar, duke qenë një trashëgimi e gjallë dhe jo muzeale. Ajo mbetet një prani aktive në kujtesën kulturore të Përmetit dhe të gjithë hapësirës së muzikës me saze, e më gjerë se kaq, si dëshmi e një mënyre të të menduarit, të ndierit dhe të komunikuarit përmes muzikës. Rruga e jetës së Usta Laverit, nuk është thjesht historia e një këngëtari dhe instrumentisti virtuoz, por rrëfimi i një modeli kulturor që krijoi e transmetoi vlera shpirtërore. Kjo trashëgimi vazhdon të gjallojë në kujtesën tonë kolektive, në interpretimet e reja, në studimet muzikologjike dhe në identitetin e muzikës me saze. Në këtë kuptim, titulli “Ustai i fundit” nuk shënon mbylljen e një tradite, por fundin e një epoke dhe fillimin e përgjegjësisë sonë për ta ruajtur, për ta kuptuar dhe për ta përcjellë atë më tej. Ky epilog është, në thelb, një ftesë: të dëgjojmë me vëmendje, të kuptojmë më në thellësi dhe të mbajmë gjallë atë që Usta Laver Bariu na la si trashëgim: muzikën me saze!
Laver Bariu: Ustai i fundit
44.16 C $
Vasil S. Tole
In stock
SKU: 9789928861399
Category: Biografi & Kujtime
Tags: Alblibris New, ONUFRI Group, Vasil S. Tole
Brand: Onufri
| Faqe: | 442 |
|---|---|
| Kopertina: | E fortë |
| Vit: | 2026 |
Be the first to review “Laver Bariu: Ustai i fundit” Cancel reply
Related products
Biografi & Kujtime
26.22 C $
Biografi & Kujtime
69.00 C $
Biografi & Kujtime
49.68 C $
Biografi & Kujtime
37.26 C $
Biografi & Kujtime
37.26 C $
Art & Arkitekturë
26.22 C $
Biografi & Kujtime
69.00 C $
Biografi & Kujtime
26.22 C $



Reviews
There are no reviews yet.