Në romanin “Kështjella” Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik. Rrëfimi bëhet nga perspektiva e rrethuesve osmanë, çadrat e bardha të të cilëve e kanë kthyer mjedisin përreth kështjellës në një peizazh dimëror. Më se një duzinë grupesh etnike, që nga akinxhinjtë deri te batalionet e elitës së jeniçerëve apo të serdengjeshtlerëve, të renditur në më-nyrë hierarkike, përbëjnë kontigjentin e trupave osmane. Në kampin e turqve gjendet gjithçka që i duhet ushtrisë dhe kryekomandantit të saj të përgjithshëm, Tursun Pashait, për fuqizimin e forcës së tyre luftarake – që nga fonderia e derdhjes së topave deri te hanëmet nazike të haremit.
Në fillim mënyra e tregimit të këtij romani është irrituese, sepse nuk pritet që një autor shqiptar të rrëfejë nga këndvështrimi i pushtuesve të mëvonshëm. Por shpejt kjo perspektivë bëhet bindëse, sepse ajo arrin të hedhë dritë mbi karakterin psikologjik të kundërshtarit. Tursun Pashai karakterizohet nga një pasion i çmendur për pushtet, i cili e kthen mënyrën e tij të të vepruarit në një refleks të ulët, të pamenduar. Nga ky rrethim varet tërë nderi i tij personal, asnjë përllogaritje politike nuk ka më rëndësi…
Kështjella
26.22 C $ – 37.26 C $Price range: 26.22 C $ through 37.26 C $
Ismail Kadare
lexo faqet e para| Weight | N/A |
|---|---|
| Kopertina: | E butë, E fortë |
Be the first to review “Kështjella” Cancel reply
Related products
Letërsi shqipe
13.80 C $
Letërsi shqipe
23.46 C $
Letërsi shqipe
23.46 C $
Letërsi shqipe
26.22 C $ – 37.26 C $Price range: 26.22 C $ through 37.26 C $
Letërsi shqipe
17.94 C $
Letërsi shqipe
23.46 C $
Letërsi shqipe
26.22 C $ – 37.26 C $Price range: 26.22 C $ through 37.26 C $
Letërsi shqipe
23.46 C $




Reviews
There are no reviews yet.