Vepra “Në kërkim të kohës së humbur” e Marcel Proustit, shtatë romane që mund të shihen si një i vetëm, botuar midis viteve 1913 dhe 1927, shënon një kthesë madhore në historinë e letërsisë moderne. Vëllimi i dytë, “Nën hijen e vajzave në lulëzim”, është një vazhdim i të parit për aq sa personazhi qendror, Marseli, është i njëjti, veçse në moshën e adoleshencës; në një moshë kur njeriu fillon t’i përjetojë fuqishëm impulset erotike. Dhe këndvështrimi pseudo-autobiografik i bën të afërta për lexuesin, pothuaj të prekshme, ëndërrimet obsesive të dashurisë së këtij personazhi për vajza të ndryshme të moshës së tij. Në këtë roman, Proust-i arrin të zhbirojë thellë në shpirtin njerëzor, duke u paraprirë teorive moderne në psikologjinë e dashurisë, gjithherë me stilin e tij aq të veçantë, me një gjuhë nga më sublimet në krejt letërsinë e përbotshme.
Nën hijen e vajzave në lulëzim
US $27.00
Marcel Proust
In stock
Related products
US $50.00
Feminizëm
US $6.00
Klasikë
US $15.00
US $13.00
Klasikë
US $25.00
Klasikë
US $19.00
Klasikë
US $23.00





Reviews
There are no reviews yet.