Dy gra, të ndara prej dekadave dhe kontinenteve, dhe të bashkuara nga një bizhuteri ekzotike e trashëguar, rikthejnë sekretet dhe dashuritë e humbura në këtë roman marramendës të autores bestseller të New York Times-it.
New England, 2022. Tre vjet më parë, mamaja beqare Mallory Dunne merr telefonatën që çdo prind i druhet. I biri i saj dhjetëvjeçar, Sam-i, është marrë me helikopter nga kampi veror pas një helmimi akut prej ngrënies së një kërpudhe vdekjeprurëse, që e la në luftë me jetën. Tani, duke kërkuar për një dhurues veshke që do t’i japë të birit një shans të dytë për një jetë normale, Mallory-ja detyrohet të përballet me dy sekrete rrëqethëse nga e kaluara e saj: adoptimi i së ëmës nga një jetimore famëkeqe irlandeze më 1952 dhe romanca verore e para katërmbëdhjetë viteve me mikun e saj të ngushtë të fëmijërisë, Monk Adams, një prej kantautorëve më të dashur të botës, një përrallë që u pre përgjysmë nga një tradhti shkatë- rruese.
Kajro, 1951. Pas një tragjedie të pakonceptueshme gjatë luftës, refu- gjatja hungareze Hannah Ainsworth ka ndërtuar një jetë të re e të denjë – e martuar me një diplomat britanik të pasur, me një post të lakmuar në Kajron e mahnitshëm. Por një takim vendimtar me menaxherin enigmatik të një hoteli të mbushur me spiunë e çon në një lidhje pasionante që do t’i risjellë Hannah-s mallin për gjithçka që kishte humbur dikur. Ndërsa revolucioni zien në rrugët egjiptiane, Hannah shtatzënë gjendet e mbër- thyer në një lojë intrige mes dy burrave… dhe përballet me një akt sakrifice që do të dëgjohet brez pas brezi.
I përjetshëm dhe prekës, Bashkëshortë dhe dashnorë i çon lexuesit në një udhëtim të paharrueshëm mes zemërthyerjes dhe shpëtimit, nga flakët revolucionare të Egjiptit të viteve `50 deri te bregdetet e pasura të New England-it bashkëkohor. Autorja e mirënjohur Beatriz Williams sjell një roman prekës dhe të shkruar bukur, me personazhe thellësisht njerëzore, të ngatërruara në çështje morale komplekse – rreth privilegjit, klasës dhe përvojës femërore – në botë të përshkruara me shkëlqim.



