Showing all 4 results

Pashko R Camaj

Pashko R Camaj

PASHKO R. CAMAJ ka lindur në vitin 1964 në Mal të Zi, ku përfundoi arsimin e mesëm dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak para se të emigronte, nëpërmjet Meksikës, në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1985. Disa vite më vonë, në moshën njëzetetetëvjeçare, ai u pranua në City University of New York, ku përfundoi studimet bachelor dhe master për shkencat e mjedisit dhe të shëndetit në punë. Në vitin 2013, në moshën dyzetenëntëvjeçare, ai mbrojti tezën e doktoraturës dhe mori gradën Doktor i Shëndetit Publik në Universitetin e Kolumbias në Nju-Jork.

Pashku ka botuar disa studime akademike të vlerësuara në fushën e shëndetit publik dhe kjo është vepra e tij e parë e këtij lloji. Aktualisht, ai shërben si anëtar i udhëheqjes së lartë për “MTA- Bridges&Tunnels”, një agjenci shtetërore transporti në Nju-Jork dhe është gjithashtu një ndihmësprofesor në Universitetin “William Paterson” në Nju Xhersi.

Përveç kësaj, Pashku aktualisht shërben si sekretar i Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, organizata më e vjetër amerikano-shqiptare në Shtetet e Bashkuara.

4 libra

Librat e autorit

Letërsi shqipe

Brenga

US $27.00
US $19.99

Biografi & Kujtime

Porosia e kullës

US $29.00

Letërsi shqipe

When Eagles Cry

US $19.99
Select your currency