Aso kohe edhe vetë teatri është një formë e komunikimit demokratik, është një tribunë artistike, përmes së cilës idetë progresiste shtrohen në tryezë për të gjithë. Dhe jemi në vitin 1909, kur ende nuk ka filluar kryengritja e përgjithshme antiosmane (1910-1912), si rezultat i të cilës erdhi Pavarësia e Shqipërisë.
Gjergj Fishta ka lënë të shkruara rreth 40 vepra teatrore, si: komedi sipas Molierit ( “Gjokë Tarçuku”, “Dredhitë e Patukut”), tragjedi (si “Juda Makabe”), drama (si “Shën Françesku i Asizit”) dhe melodrama (si “Shqiptari i qytetnuem” dhe “Shqiptarja e qytetnueme”), poemë liriko-dramatike (“Jerina”), poemë satiriko-dramatike (“Gomari i Babatasit”), skeçe (si “Nën hajat të Parrizit”), përkthime libretesh të muzikuara etj. Këto tekste teatrore (ose shumica syresh) janë venë në skenë së pari nga autori i tyre, d.m.th., nga vetë Fishta, që bënte punën e regjisorit, të skenografit, të realizuesit të dekoreve e gjithçka tjetër duhet për realizimin e një shfaqjeje teatrore.




Reviews
There are no reviews yet.