Një libër i veçantë i Kongolit, origjinal, i shkruar në atmosferën e absurdit të pandemisë. Autori ka zgjedhur të rimarrë pothuaj të gjitha personazhet e një prej romaneve të tij më të suksesshëm, “I Humburi’’. Edhe në këtë roman të ri, ngjarjet vendosen pjesërisht në qytezën e famshme periferike të kryeqytetit, në breg të lumit. Dhe pjesërisht në kryeqytet. Nëse tek “I Humburi’’, pikë referimi është marsi i vitit 1991, që kulmoi me eksodet biblike të shqiptarëve nëpër botë, te ‘’Stinë pandemie’’, pikë referimi është një tjetër mars, kësaj here i vitit 2020. Por çfarë ka ndodhur ndërkaq? Një skaner i realitetit të sotëm shqiptar, ku autori nuk mungon të fshikullojë gjithçka të shëmtuar. Një libër i shkruar herë me humor, herë me dhimbje, herë me një ironi të hollë, plot sarkazëm. Ku nga fillimi deri në fund, si në disa romane të tjera të Kongolit, është e pranishme edhe vetironia e njohur e tij.
Stinë pandemie
$13.00
Fatos Kongoli
In stock
| Weight | 0.227 kg |
|---|
Related products
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$8.00
Letërsi shqipe
$14.00
Letërsi shqipe
$21.00
Letërsi shqipe
$14.00 – $21.00Price range: $14.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$13.00
Letërsi shqipe
$10.00



