“Shumë shqiptarë, të cilët e kanë prejardhjen nga ilirët dhe pellazgët, besojnë se i kanë rrënjët te Aliki dhe heronjtë e tjerë të rrethimit të Trojës dhe pretendojnë Aleksandrin e Madh si të vetin. Gjatë dymbëdhjetë periudhave të njëpasnjëshme të dominimit të huaj, identiteti etnik i shqiptarëve është kërcënuar vazhdimisht, fillimisht nga perandoritë lindore dhe perëndomore të të ashtuquajturit krishterim, pastaj nga turqit osmanë dhe, së fundmi, nga komunistët sovjetikë dhe kinezë.
Shqipëria e sotme ndodhet midis ish-Jugosllavisë dhe Greqisë, në bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik dhe është vendi më pak i njohur evropian. Si provinca e fundit turke në Evropë, ajo ishte fort e mbyllur për të huajt gjatë shekujve dhe deri vonë vendi ishte edhe më i izoluar nga regjimi i tij komunist i pasluftës. E përshkruar historikisht si misterioze dhe ksenofobe, Shqipëria dhe njerëzit e saj janë pak të njohur për shumicën e perëndimorëve. Por ata janë pranë qendrës së konflikteve të vjetra shpërthyese ballkanike.
Në këtë vepër, që mbështetet në burime dokumentare shqiptare, franceze, italiane dhe shumë të tjera, paraqiten hollësisht rrënjët e qytetërimit shqiptar, lufta e shqiptarëve për të ruajtur integritetin e tyre kulturor dhe gjuhësor, ndikimin e huaj dhe lëvizjet e vendit drejt demokracisë.
Edwin Jacques ishte misionar dhe mësues në Korçë nga viti 1932 deri në 1940 dhe vizitoi sërish Shqipërinë në vitet 1986 dhe 1991.



