Përmbledhja e poezive “#Liria~a(f.)” është një eksplorim poetik i konceptit të lirisë në botën post-faktuale. Me pikënisje nga thurrje digjitale të kohës, ku liria është zgjedhje, Shqiptar Oseku i ndjek lakimet e kësaj fjale nëpër trajta dhe gjini të gjuhës. Ky kërkim introspektiv i tij i flet edhe lexuesit, pse disa zgjedhje janë të shkruara me një ngjyrë më të qëndrueshme.
Shqiptar Oseku (1970) nga Gjakova dhe Stokholmi ka studiuar shkencat shoqërore pranë Unviversitetit të Stokholmit. Është përkthyes i një numri të antologjive të poezisë suedeze, si dhe ka botuar katër përmbledhje poezish. Është bashkautor i veprës “Encklopedia e Mërgimit” (Tiranë, 2019) me poeten Entela Tabaku, botuar nga Shtëpia botuese Onufri.




Reviews
There are no reviews yet.