Gjithçka ndodhi aq shpejt, sa nuk arrita të mbushem as me frymë, kujtonte Mondi ditë më pas. 60 sekonda për të vendosur për gjysmën tjetër të jetës. Greminën e kisha aq afër. Më ishte errur mendja, më ishin veshur sytë. Edhe një përpjekje të fundit që kisha bërë për të kuptuar përmasat e humbjes, nuk e kisha çuar dot deri në fund. Shtanga nga e papritura. E shoqja dhe vajzat dolën me valixhe në duar dhe çanta në krahë. Dyert u hapën dhe u mbyllën duke kërcitur. Nuk pata fuqi për të gjykuar, aq më pak për ta ndaluar tërë atë që po ndodhte përpara syve të mi. Isha zënë në befasi. Isha ndier i drobitur, i pazoti, i paqartë.
Në provën e parë, më të rëndën e jetës së tij, ai kishte rënë, ishte nënshtruar. Për herë të parë kishte kuptuar sa i paaftë kishte qenë për të përballuar të papriturat e jetës. Turbull kishte kuptuar se sa kot e kishte harxhuar jetën deri në ato momente. Kishte qenë një kotësi vrasëse.
Më pas, ndërsa ngiste makinën mbi George Washington Bridge, drejt shtëpisë së vjehrrit në New Jersey, Mondit i shkoi mendja te prindërit e tij. Çfarë po bënin ata tani? Si nuk pata kohë t’u merrja një mendim? Po ç’mendim zeza, pëshpëriti dhe e hoqi shpejt mendjen nga këto. Hodhi shikimin majtas. Manhatani llamburiste atje tutje, si të qëndronte i varur diku lart në qiell. I ftohtë, i largët, nën shiun e imët vjeshtor që sapo kishte nisur. Çfarë i kishte kërcënuar prindërit e së shoqes? Çfarë rreziku i priste? Ai nuk kishte asnjë përgjigje, sepse thjesht nuk dinte çfarë kishte ngjarë brenda shtëpisë së prindërve të Klodit. As kush e kishte marrë vendimin që ai, e shoqja dhe fëmijët të linin shtëpinë e tyre dhe të shkonin të jetonin te shtëpia e Aristidhit. Ishte mbajtur jashtë atij plani që ishte kurdisur kundër tij.
Psherëtima e humbjes
$14.00
Bujar Skëndo
In stock
| Weight | 0.337 kg |
|---|
Related products
Letërsi shqipe
$13.00
Letërsi shqipe
$14.00 – $21.00Price range: $14.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$8.00
Letërsi shqipe
$14.00 – $21.00Price range: $14.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$10.00



