Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare zbulova te vargjet e Majakovskit një fakt historik, që më la të shënjuar përgjithmonë. Shoqëria Van Houten, tashmë e njohur në atë kohë për kakaon (jemi në vitin 1910), pati një ide makabre dhe gjeniale: të blinte dëshirën e fundit të një të dënuari me vdekje për të promovuar pluhurin e saj të errët.
Si dëshirë të fundit, burri përballë turmës duhej të bërtiste sloganin: “Pini kakao Van Houten!”. Familja e tij do të merrte në këmbim një shumë të mirë parash që do t’i siguronte për ca kohë përballimin e nevojave. Burri bërtiti. Edhe unë si adoleshente bërtita. Që atëherë kanë ndodhur shumë ngjarje, por fjalia “Pini kakao Van Houten!” mbetet brenda meje si një gur themeli në bazat e një shtëpie.
Nuk mund t’i jepja një titull tjetër këtij libri, historitë e të cilit gjithmonë më kthejnë te kjo pije e zezë dhe te magjia e saj se çfarë është qenia njerëzore, e aftë të shitet deri në frymën e fundit.
Ornela Vorpsi




Reviews
There are no reviews yet.