Me një stil të sinqertë e që të çarmatos, Mira Kazhani rrëfen dimrin më të vështirë të jetës së saj. Ajo ka arritur t’u dhurojë lexuesve një reflektim origjinal për jetën dhe kuptimin e saj. Nuk është libër për sëmundjen, aq sa një filozofi e përballje me dhimbjen. Ky libër është fëmija i Mirës.
Libër që të përpin, që flet për dinjitetin në vuajtje. Me këtë libër, Mira Kazhani hapi një derë për një të nesërme tjetër, për këdo që përballet me vuajtjen, dhimbjen, jetën vetë.
***
Nga pikturat e Rembrandt’it në art, “Bathsheba duke bërë banjë”, e më tej në letërsinë perëndimore, janë shkruar dëshmi të ndjera të ngjashme. Si akush tjetër deri më tani, Mira ngjyen pendën me kurajë dhe përshkruan emancipimin e femrës shqiptare në përballje me jetën. Duke i hequr kornizën, nën lëkurën e saj Mira ndjen, shpreh, përjeton, duke ditur se për kë flet.
Prof. Mentor Petrela, Mjek neurokirurg
Libër që të përpin, që flet për dinjitetin në vuajtje. Me këtë libër, Mira Kazhani hapi një derë për një të nesërme tjetër, për këdo që përballet me vuajtjen, dhimbjen, jetën vetë.
Brunilda Zllami, mjeke dhe shkrimtare
Me një stil të sinqertë e që të çarmatos, Mira Kazhani rrëfen dimrin më të vështirë të jetës së saj. Ajo ka arritur t’u dhurojë lexuesve një reflektim origjinal për jetën dhe kuptimin e saj. Nuk është libër për sëmundjen aq sa një filozofi e përballje me hdumbjen. Ky libër është fëmija i Mirës
Ilva Tare, gazetare




Reviews
There are no reviews yet.