Me poezinë e Fatos Arapit lirika shqipe pasurohet dukshëm. Varfërimi i shpirtrave, dhimbja dhe zhgënjimi nuk u bënë pengesë për poetin, përkundrazi, e frymëzuan atë për të shkruar lirika të reja edhe më të fuqishme. Disa motive të poezisë së tij pasqyrojnë tragjizmin e jetës njerëzore, bëjnë fjalë për një horizont të mjegullt, brenda të cilit ndihen ankthe dhe pasiguri. Gjithsesi ato i dallon mendimi përgjithësues dhe forca e depërtimit në botën e individit. Janë motive plot lëvizshmëri dhe imazhe buçitëse të motiveve të detit. Me kalimin e viteve vargjet e tij eliptike bëhen më metaforike dhe përmes simbolit e alegorisë ato synojnë të hyjnë në nënshtresat e ndërgjegjes dhe në të fshehtat e shpirtit njerëzor. Metonimia, simboli, detajet e goditura i japin forcë shprehëse vargut arapian, i cili edhe më tej mbetet një gërshetim i vargut klasik me vargun me ritëm të lirë, duke ruajtur tingëllimin origjinal.
Në kaq pak Tiranë
$14.00
Fatos Arapi
In stock
| Weight | .35 kg |
|---|---|
| Viti: | 2014 |
| Botues: | Neraida |
| Faqe: | 216 |
Be the first to review “Në kaq pak Tiranë” Cancel reply
Related products
$14.00
Poezi
$14.00
4-7 vjeç
$8.00
Poezi
$11.00
Poezi
$13.00
$8.00
Poezi
$14.00
$8.00




Reviews
There are no reviews yet.