Për gjakovarët, misioni perandorak ishte shumë më i rrezikshëm sesa një ekspeditë ushtarake me disa taborë e me disa topa. Sado të shumta që të ishin rrënimet dhe vrasjet e shkaktuara nga një ekspeditë e tillë, prapë-seprapë dikush do të mbetej gjallë, do të vazhdonte të fliste shqip e t’i dilte zot vendit të vet. Në qoftë se robëria e vjetër nuk ua kishte zhdukur dot shqiptarëve as gjuhën, as kulturën, as kombësinë, ata mendonin se këtë gjë mund ta bënte robëria e re, po qe se do të pushtoheshin nga shtetet fqinjë, te të cilët donte t’i dorëzonte Maxhar Pasha. Për t’i shko-mbëtarizuar plotësisht shqiptarët, monarkitë ballkanike do t’ua ndë-rronin me dhunë fenë, emrat, gjuhën, doket dhe veshjet, siç kishin vep-ruar në viset e pushtuara prej tyre në të kaluarën. Në këtë rast, procesin e shkombëtarizimit do ta favorizonin disa tradita të përafërta, martesat ndëretnike dhe sidomos afërsia gjeografike. Ndryshe nga osmanët e ardhur nga Anadolli, të cilët dihej se një ditë do të iknin, fqinjët që do të nguleshin në trojet shqiptare, do të mbeteshin aty përgjithmonë. Kjo bindje e lashtë, e trashëguar nga stërgjyshërit, kishte ardhur deri te brezi i sotëm në trajtën e një sentence, të cilin e përsëritnin shpesh të moshuarit: “Aty ku e vë çizmen shkau, nuk e heq më, veç po t’ia presësh këmbën!
Misioni perandorak
$11.00
Anton Papleka
Out of stock
Related products
Letërsi shqipe
$13.00
Letërsi shqipe
$13.00
Letërsi shqipe
$14.00 – $21.00Price range: $14.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$14.00 – $21.00Price range: $14.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$14.00 – $21.00Price range: $14.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$14.00
Letërsi shqipe
$13.00 – $21.00Price range: $13.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$10.00




Reviews
There are no reviews yet.