Nga autorja fituese e çmimit “Pulitzer”, me librin “Gardalina”, dhe e librit shumë të shitur “Historia sekrete”, vjen një roman krejtësisht magjepsës, ngjarjet e së cilit zhvillohen në Misisipin e fëmijërisë, të pafajësisë dhe të ligësisë.
Ngjarjet zhvillohen në Aleksandri, Misisipi, ku një djalë i vogël me emrin Robin Kleve Dyfresnes gjendet i varur në pemë, në oborrin e shtëpisë. Dymbëdhjetë vjet më vonë, vrasja e Robinit është ende e pazgjidhur dhe familja e tij është e shkatërruar. Kështu, motra e tij, Herieta, një vajzë tejet e zgjuar, e ndikuar nga letërsia e Kiplingut dhe e Robert Luis Stivensonit, vendos të zbulojë vrasësit e të vëllait. E ndihmuar vetëm nga shoku i vet, Hili, Herieta kalon kufijtë e ngurtë racorë e klasorë të qytetit të saj dhe gërmon thellë në historinë e humbjes së familjes.
I mbushur me kthesa të mprehta të komplotit dhe “sjellje plot gjallëri e qesharake, të denja për Dikensin” (The New York Times Book Review) “Miku i vogël” është një vepër që mbart shumë magji, nga një shkrimtare me talent të jashtëzakonshëm.
Mbi autoren
Donna Tartt (1963) është shkrimtare bashkëkohore amerikane e njohur veçanërisht për romanin e saj të parë Historia sekrete (1992) dhe për romanin e saj të tretë Gardalina (2013), me të cilin fitoi çmimin Pulitzer në letërsi.




Reviews
There are no reviews yet.