“Unë shkruaj se njerëzit s’kanë durim të dëgjojnë gjer në fund mendimet e mia; secili kërkon të flasë vetë: blla, blla, blla!… Ngado zogj pushverdhë me sqepin e hapur. Po të më dëgjonin kur flas në kafene, rrugës apo kudo tjetër, as që do të shkruaja fare. Dua të nxjerr dertin. Se derti është më i keq sesa deti: në të mund të mbytesh edhe duke ndenjur në breg. Letra është më e duruara: e masakroj, e përdhunoj dhe kurrë nuk është ankuar. Kurrë s’e kam marrë vesh në i pëlqen çfarë i them, apo jo. S’është si ato kanarinat e moteleve që veç cicërijnë e duan kokrra elbi nga mëngjesi në darkë. Është një femër e mrekullueshme memece. Plugoje sa ta ka ënda, derdh mbi të farën e shkronjave, ajo veç harliset e shumohet. Pa provo ta bësh këtë me një femër!”
Egrushja
$14.00
Balil Gjini
In stock
Related products
Letërsi shqipe
$8.00
Letërsi shqipe
$13.00 – $21.00Price range: $13.00 through $21.00
Letërsi shqipe
$13.00
Letërsi shqipe
$8.00
Letërsi shqipe
$14.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$10.00




Reviews
There are no reviews yet.