Askush nuk habitet kur sharmanti e kokëforti Vadinjo dos Gimaraes, një kumarxhi i famshëm për humbjet e tij, vdes gjatë Karnavaleve. Vejusha e tij e përvuajtur, i kushtohet gatimit në shkollë dhe miqve të saj, të cilët e nxisin të rimartohet. Shpejt, ajo tërhiqet pas një farmacisti i cili është gjithçka që Vadinjo nuk ishte dhe është plotësisht e gatshme të martohet me të. Por pas dasmës, ajo nis të ëndërrojë për vëmendjen erotike të burrit të saj të parë; dhe një mbrëmje, vetë Vadinjo, shfaqet pranë krevatit të saj, si hamshor i vërtetë, për të rimarrë të drejtat e tij martesore.
“Vulgar, brilant, njerëzor dhe humoristik … plot me kënaqësi të papritura. Gjithçka që një roman modern duhet të jetë.”
–The Denver Post
“Një rrëfyes karizmatik … Asnjë shkrimtar tjetër latino-amerikan nuk admirohet kaq sinqerisht nga kolegët e tij dhe asnjë tjetër nuk ka pasur këtë ndikim krijues në rrjedhën e letërsisë latino- amerikane.”
–The New York Times Book Review
“Një kryevepër sentimentale.”
–Los Angeles Times
“Poetike, komike dhe vërtet njerëzore.”
–Chicago Tribune
“Një prej shkrimtarëve më madhështorë … gjithashtu edhe një nga më argëtuesit.”
–Mario Vargas Llosa



