Bujtina e Tiranës është një vend ku llon çdo gjë: intriga, dashuri të fshehta dhe takime fatale. Faqet e këtij romani tregojnë se fati është gjithmonë i zellshëm në thurjen e ekzistencës së gjithsecilit edhe në momentet kur gjithçka duket sikur e braktis veten në mërzinë e ditëve të palëvizshme. Protagonisti i kësaj historie gjendet në një situatë në dukje paqësore, por me kalimin e ditëve ai do të zbulojë se është pjesë
e një mekanizmi më të madh, të cilit nuk do të jetë në gjendje t’ia kuptojë as përmasat dhe as qëllimet. Por në një moment ai do të gjejë rrugën e humbur dhe do të kthehet te rrënjët.
*
Mario Calivà është një poet dhe dramaturg arbëresh. U diplomua për Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë Kombëtare të Artit Dramatik “Silvio d’Amico” në Romë. Përveç gradës Doktor i Ekonomisë dhe Financave, mori dhe një diplomë universitare në Disiplinën e Shfaqjes me një tezë mbi Teatrin Arbëresh si vektor i komunikimit të identitetit. Ka punuar në redaksinë “Rai Cultura” të Romës dhe si praktikant në
“Teatro Massimo” në Palermo. Që nga viti 2012 ai ka vënë në skenë shfaqjet e tij në gjuhën arbëreshe. Ka botuar edhe disa koleksione poezish, si: Percezioni (Perceptimet), La luce dei punti lontani (Drita e pikave të largëta), Oltre l’oblio della voce (Përtej harresës së zërit) etj. Mario Calivà është krijuesi dhe presidenti i Mediterranean Poetry Prize, çmim letrar i hapur për autorë italianë, shqiptarë,
arbëreshë, spanjollë, francezë, grekë dhe arabë.



