Bhaghavad Gita është një poemë epike që tregon bisedën midis luftëtarit Arxhuna dhe karrocierit të tij Krishna, i cili është manifestimi i Zotit. Në çastet përpara një beteje të madhe, dialogu paraqet mësimet e rëndësishme që Arjuna duhet të mësojë, për të ndryshuar rezultatin e luftës që do të bëjë. Kulmimi i dialogut është kur Krishna i zbulon luftëtarit formën e vërtetë kozmike të këtij të fundit, dhe e këshillon që të kërkojë perfeksionin universal të jetës. Që nga udhë- zimet mbi pozicionet e jogas, e deri te diskutimet morale të detajuara, Gita është një prej teksteve më të rëndësishme të Hinduizmit dhe gjithashtu shërben si një udhërrëfyes praktik se si të jetosh mirë.
Vedavyasa ose Vyasa (emri i vërtetë Krishna Dvaipayana), është një mendimtar i respektuar thellësisht dhe i portretizuar në shumicën e traditave të Hinduizmit. Ai konsiderohet si autori i epikut Mahabharata. Vyasa shihet nga shumë Hinduistë si mishërimi pjesor i zotit Vishnu dhe përpiluesi i mantrave të Vedas në katër Veda. Ai është gjithashtu autor i tetëmbëdhjetë legjendave dhe i Brahma Sutra-s. Vyasa është një nga shtatë të pavdekshmit Chiranjeevis, që do të thotë se në epokën aktuale të Kali Yuga-s, ai është ende gjallë.



