Gjithçka ndodh për një arsye. Mario, një emigrant i thjeshtë në Itali papritur bie në radarin e policisë vetëm sepse ndodhet në vendin e gabuar e në kohën e gabuar. Imagjino kur kjo gjë ndodh dy herë. Jeta e tij merr kthesa të paparashikueshme që e detyrojnë Marion të arratiset përkohësisht në Kharkiv Ukrainë.
Disa muaj pas vendosjes së tij atje dhe përballjes me vështirësitë jetike në një vend të panjohur, fillon lufta.
Por këtë radhë ai nuk largohet dot sepse është njohur dhe dashuruar me Ollgën, një ukrainase që sapo është kthyer nga studimet e saj universitare në Angli. Të gjithë të huajt largohen, por Mario qëndron dhe kështu i duhet të përjetojë horroret e luftës, duke u përpjekur të largohet së bashku me Ollgën.
Jeta shpesh është çështje rrethanash, dhe ngjarjet ndonjëherë marrin një rrjedhë krejt ndryshe nga dëshirat…
Një triller që të mban mbërthyer dhe një histori dashurie që të mbetet në mendje…


