Dhimbja është e pashmangshme; vuajtja është zgjedhje.
Humbja është e pashmangshme; pikëllimi jo.
Vdekja është e sigurt.
Po jeta?
Jeta nuk është e sigurt. Pasiguria, paparashikueshmëria, madje dhe irracionaliteti i saj, e bëjnë jetën atë që është.
Shpeshherë, turremi drejt zjarrit symbyllur, shkelim mbi gjarpërinj, biem në gracka. Këto janë zjarri i dëshirës, gjarpë- rinjtë e afeksionit dhe grackat e xhelozisë e të lakmimit. Nëse kafshohemi, digjemi e lëndohemi, e quajmë vuajtje dhe besojmë se e tillë është jeta, kur, në fakt, dhimbjen e ngatërrojmë me vuajtjen. Për të parën kemi pak kontroll, por e dyta është tërësisht në duart tona. Mund të përballemi me qetësi me situatat, ose të rrëmbehemi prej tyre. Gjithçka që duhet është të hapim sytë. Nuk duhet të harrojmë se kjo zgjedhje është e jona; gjithmonë.
Libri i ri i Om Swami-t tregon rrugën drejt ndriçimit përmes vetëdijesimit.
Om Swami është një udhëheqës shpirtëror dhe autor bestseller. Përpara se të hiqte dorë nga jeta materiale, ishte një sipërmarrës i suksesshëm i disa kompanive teknologjike. Ai u bë milioner në moshën 25 vjeçare. Në moshën 30 vjeçare dhuroi të gjithë pasurinë dhe nisi rrugëtimin e tij shpirtëror. Nga apartamentet luksoze në Londër e Sidneji, te një kasolle pa ujë dhe sternë, në vetminë tmerruese himalajane, historia e tij është e pazakontë.




Reviews
There are no reviews yet.