Diku më sipër më doli pyetja: ç’është atdheu? Vërtet ç’është
atdheu? A nuk jam unë atdheu, gruaja dhe fëmijët, oborri im, toka
ku kam mbjellë sivjet bostan a grurë, a nuk është atdheu komshiu
im, lagjia, fshati përkarshi, ai lumi që s’pushon së rrjedhuri, a
nuk është atdheu gjuha që flasim, këngët që këndojmë e vaji, e
gjama, a nuk është atdheu varret e gjyshërve e stërgjyshërve, a
nuk është atdhe gjithçka nën këtë tokë e mbi këtë tokë deri tek
flamuri? Sigurisht që ky është atdheu. Një piramidë që fillon tek
unë e mbaron tek flamuri. Po për shumkënd, ndoshta për shkaqe
të kota, ndoshta edhe madhore, nga komplekse të ngatërruara
psikologjike, pronësie, grindje, xhelozie, inferioriteti, karakteri…
Lind pyetja: O atdhe, po të mbroj, po ti ç’po bën për mua? Dhe
në qoftë se kjo pyetje s’merr përgjigje ashtu si është ndërtuar në
kokën e atij që pyet… Atëherë për inat të sime vjehrre…ngre kokën
dhe pështyj përpjetë.
Gusht 1994
Nuk kam asnjë peng
$27.00
Rikard Ljarja
In stock
| Weight | 0.648 kg |
|---|---|
| Botues: | Onufri |
Be the first to review “Nuk kam asnjë peng” Cancel reply
Related products
Biografi & Kujtime
$27.00
Biografi & Kujtime
$36.00
Biografi & Kujtime
$19.00
Biografi & Kujtime
$27.00
Biografi & Kujtime
$27.00
Biografi & Kujtime
$23.00
Biografi & Kujtime
$36.00
Biografi & Kujtime
$50.00



Reviews
There are no reviews yet.