Në krijimet e pas viteve ’90 duket se Fatos Arapi rilind si poet. Është mbase i vetmi nga autorët që krijuan në të dy kohët që përmes një vizioni global depërtoi thellë në botën dhe realitetin e ri shqiptar. Mendimi i tij poetik është në të njëjtën hulli, ashtu si edhe stili, por ai bëhet poet i simbolikës së errët, kjo mbase edhe rezultat i trishtimit që ngjall realiteti i ri, i zhgënjimit, i fokusimit në një kohë të turbullt, të egërsuar dhe në zhvillime e rrjedha dramatikisht të paqarta e të paparashikueshme dhe megjithatë poezia e tij është e mbushur me asocacione të lira tashmë.
Në këtë vëllim:
Gloria victis – 1997,
Më duhet një gjysmë ëndrre – 1999,
Vëllezër Hamletë – 2001,
Ah, sikur të isha një përrallë – 2003.




Reviews
There are no reviews yet.