Nga fjala e botuesit:
Një sagë aq komplekse, mes trillit dhe reales, pa dyshim e realizuar thjesht e bindshëm, nga një krijues i ri, por që sjell ngjarje e përjetime sa individuale, po aq dhe kolektive.
Pjesë nga romani:
Kur erdhi koha e studimeve, Ramizi mori një vendim të papritur i cili e shtangu shumëkënd. Në Universitetin e Prishtinës, i vetmi në Jugosllavinë socialiste ku mësimi zhvillohej në shqip, mund të studioheshin gjuhë të ndryshme si anglishtja, frëngjishtja e rusishtja, por më së shumti interesim kishte për studimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Megjithatë Ramizi nuk u përcaktua as për anglisht, as për frëngjisht, as për rusisht, madje as për gjuhën e vet amtare, por për degën e gjuhës serbokroate dhe letërsisë jugosllave. Arsyeja kryesore e regjistrimit aty nuk ishte një, por disa sosh: Gjuha e shtetit, po; shkollimi afër, po; mundësi punësimi, sa të duash.
Puna e respektit nga shoqëria ishte pakëz më e koklavitur: te popujt sllavë të Jugosllavisë si te boshnjakët, kroatët, malazezët dhe serbët pa dyshim që do të gëzonte respekt, te pakicat kombëtare nuk dihej, ndërsa te populli i vet, aty jo aq shumë, por te kjo pjesë nuk e çante kryet fort.
Pak fjalë për autorin:
Gent Markaj (1994, Gjakovë) është prozator, dramaturg dhe poet i ri. Në moshë shumë të re u shpërngul bashkë me familjen në Gjermani. Në vitin 2000 do të kthehen në vendlindje, ku Genti ndoqi shkollimin dhe i përkushtohet krijimtarisë letrare.
Ka në dorëshkrim një dramë, një vëllim me prozë të shkurtër dhe një sërë poezish.
“Rrushi ka nisë me u kalbë” është romani i tij i parë.
Përjetimet e hershme familjare – stërgjyshi i tij i kishte i mbijetuar masakrës që bëri ushtria bashkë me kolonët jugosllavë në fshatrat e zonës kufitare me Shqipërinë, të dielën e Pashkëve, me 13 prill 1941, – por edhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, thurin narrativën interesante të këtij romani.
Rrushi ka nis me u kalbë
$14.00
Gent Markaj
In stock
| Weight | .4 kg |
|---|---|
| Botues: | Buzuku |
Be the first to review “Rrushi ka nis me u kalbë” Cancel reply
Related products
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$13.00
Letërsi shqipe
$10.00




Reviews
There are no reviews yet.