Rivjen romani i parë shqiptar, për herë të parë mbas botimit të tij të hershëm dhe të harruar para thuajse dy shekujsh
“Marcia” i Dom Ndoc Nikajt është një narrativë plot mistikë, ku gërshetohen historikja me fantastiken, kujtesa bala- deske, sa jona, po aq dhe ballkanike, me ato hebraike, kapërcimet nga bota reale në atë hyjnore, me personazhe biblikë, varrosjet për së gjalli si dukuri e qendresës së jetës, por dhe e qytetit të tij.
Po ky shkrimtar një vit pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë do të botonte romanin tjetër “Shkodra e rrethueme” në formë ditari, që në Historinë e Letërsisë Shqipe do të njihej si romani i parë shqiptar.
Pse kjo zhvendosje? Apo duhej që romani i parë i letrave tona të ishte patjetër me subjekt patriotik, kur vetë gjuha është patriotizmi më i madh? Apo ngaqë roman- cieri ynë i parë vdiq në burg në moshë të thyer, i dënuar nga diktatura…
Kompleksi i Edipit të letrave të mëpas- tajme shqipe, atëvrasja e rëndë e romanit të parë shqiptar dhe autorit të tij, kërkonte një qortim. Dhe ora erdhi.
Është shkrimtari i ri Andreas Dushi, i cili u shfaq në letrat shqipe me roman që 18 vjeç, që kryen këtë akt, ai sjell romanin më të vjetër shqiptar duke e shtyrë kështu fillesën e tij një shekull më tej, në të XIX dhe nëpërmjet botimeve “Onufri” u arrit mrekullia.
Visar Zhiti



