Ky roman u shkrua pas një udhëtimi dashurie në Paris. Ishin ditë të trazuara; një Shqipëri e traumatizuar nga ngjarjet e ’97-ës dhe një Paris i
qetë marsi me një shi të kaltër që binte vazhdimisht. Autori i kishte premtuar gruas se një ditë do festonin muajin e mjaltit në Paris. Natyrisht
ishte një premtim i dhënë në çaste frymëzimi, që harrohej shpejt. Por kjo ndodhi krejt rastësisht dhe ajo javë magjepsëse bëri që të shkruhej ky
roman. I ndihmuar shumë edhe nga një rastësi. Fjalia e parë u shkrua në hotel, pikërisht në atë dhomë ku kishte jetuar Heminguej me të shoqen. Në qendër të romanit është jeta e një tregtari që nuk e gjeti veten asnjëherë në shoqëri. Para luftës ai provoi dramën, pas saj komedinë, sepse i duhej të përshtatej në rrethana absurde që të arrinte të mbijetonte. Shpesh në kohë tragjike të vjen në ndihmë maska e arlekinit, sepse buzëqeshja e zbut ndëshkimin. Ky roman lexohet si një komedi dhe lë mbresën e një tragjedie
Edhe Noe kishte frikë nga vdekja
$19.00
In stock
| Weight | 0.421 kg |
|---|
Related products
Letërsi shqipe
$13.00
Letërsi shqipe
$19.00 – $27.00Price range: $19.00 through $27.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$19.00 – $27.00Price range: $19.00 through $27.00
Letërsi shqipe
$19.00 – $27.00Price range: $19.00 through $27.00
Letërsi shqipe
$10.00
Letërsi shqipe
$13.00



