Edhe pse lexuesi do të gjejë në këtë libër elemente të veçuara të karakterit monografik apo autobiografik, nuk do të thotë se ideja ime ka qenë ngushtësisht kjo. Më shumë është dëshira për të ndarë me të tjerët dy eksperienca me një kohëzgjatje prej shumë dekadash, të cilat përbëjnë thelbin e raportit tonë “atë e bir” si dhe kontributin e përbashkët artistik në botën e spektaklit.
Në këtë kontekst, një hapësirë të konsiderueshme në libër e mbulon dialogu ynë, si një moto perpetuo, e cila u bë një bazë zhvillimi e përpunimi i temave nga më të ndryshmet mbi artin e dirigjimit si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe në aspektin interpretativ. Bisedat merrnin formë dhe zhvilloheshin si intervista të vërteta. Edhe pse mungon një sistemim në logjikën e renditjes kronologjike, sepse bisedat janë bërë në periudha të ndryshme e në mënyrë spontane, pikërisht ashtu siç zhvilloheshin, duket që ka mjaft material interesant për t’u trajtuar. Herë pas here na bashkohej edhe Eva. Babait i pëlqente të vinte te ne mbrëmjeve. Më vjen mirë të them që këto ishin momente të një çlirimi shpirtëror e intelektual, ndërkohë që admiroja vendosmërinë dhe sigurinë me të cilat babai argumentonte pa ekuivoke pikëpamjet e veta. Në këto raste, ai përqendrohej në evidentimin e thelbit të problemit nëpërmjet përdorimit të argumenteve të sakta që nuk lejonin asnjë mundësi për t’i ndërlikuar gjërat me trajtime të dykuptimta. Përkundrazi, me qetësinë që zakonisht e karakterizonte, më shpjegonte tërësisht i përqendruar dhe pa asnjë luhatje gjithçka të ekzaminuar më parë në laboratorin e eksperiencës së tij.
At’ e bir
$27.00
Ermir Krantja
In stock
| Weight | 0.728 kg |
|---|---|
| Dimensions | 16 × 2.7 × 24 cm |
Related products
Biografi & Kujtime
$27.00
Biografi & Kujtime
$27.00
Biografi & Kujtime
$14.00
Biografi & Kujtime
$14.00
Biografi & Kujtime
$27.00
Biografi & Kujtime
$14.00
Biografi & Kujtime
$8.00
Biografi & Kujtime
$8.00



